Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies së qëllimshme të një automjeti në rrugën “Frang Bardhi”, mbrëmjen e 3 shtatorit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, kur automjeti tip “Citroen”, në pronësi të një 43-vjeçareje, u përfshi nga flakët. Pas njoftimit, forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Operacioni i koduar “The Arsonist” çoi në prangosjen e shtetasit Danjel Bushka, banues në Tiranë, i cili dyshohet se dogji makinën për motive të dobëta personale.

NJOFTIMI:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.