Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin në apartamentin e njê pallati në rrugën “Memo Meto” në Tiranë. Mësohet se personi që i ka vënë flakën apartamentit të tij është 42-vjeçari Igli Alianji. Policia ka dyshime se 42-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi kjo është hera e dytë që i vë flakën pallatit.

Ndërkohë mësohet se Alianji është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi është asfiksuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.