Erjon Xhelo 27 vjeç është vënë në pranga, pasi i ka vënë zjarrin një makine e cila ishte parkuar para një banese në Spitallë.

Ende nuk vihet shkaqet e zjarrvënies.

Njoftimi i Policisë: 

I vuri zjarrin gjatë mesnatës, automjetit të parkuar përpara një banese, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së denoncimit nga një shtetase, se gjatë mesnatës i kishin vënë zjarrin automjetit që e kishte parkuar përpara banesës së saj, në Spitallë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të djegies së automjetit, shtetasit E. Xh., 27 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërimi i pronës me zjarr”.