Është gjetur i pajetë pas 8 ditësh 63-vjeçari Ëngjëll Kanani, i cili ishte zhdukur prej 8 ditësh.

Kërkimet e policisë kanë bërë te mundur gjetjen e trupit të tij në tokat e Kafarajt, pasi dyshohet se kishte rënë ujërat e lumit Vjosë teksa po peshkonte.

Dyshohet se 63-vjeçari ka pësuar infarkt teksa peshkonte dhe ka rënë në lumë. Për disa ditë me radhë nuk u gjet asnjë gjurmë e tij, madje as sendet personale. Telefonata e fundit nga celulari i tij ndodhi rreth 24 orë pas zhdukjes, por askush nuk u përgjigj. Familjarët dhe miku i tij, një 64-vjeçar nga Berati, e kanë telefonuar vazhdimisht, por pa sukses.