Mustafa Martinaj dëshmoi ditën e djeshme në GJKKO lidhur me pasuritë e sekuestruara të djalit dhe familjarëve të tij. Jashtë kamerave ai tha se i biri, Ervis Martinaj, është ekzekutuar në Durrës dhe se SPAK refuzon ta hetojë çështjen duke ia lënë në dorë Prokurorisë së Lezhës.
Gazetarja Aida Topalli ka deklaruar se i ati i Ervis Martinajt ka deklaruar në GJKKO ‘unë jam babai dhe si babai patjetër që di diçka’. Teksa tha se personat e fundit që Martinaj ka takuar para se të zhdukej janë e dashura e tij dhe ish-oficeri i Policisë Jeton Lami, Topalli shtoi se Durrësi ka qenë destinacioni i fundit ku është parë Ervis Martinaj.
“Mua më bëri përshtypje diçka në atë se çfarë Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka biseduar me kolegët e mi para Prokurorisë së Posaçme, atje nga ku doli pasi kishte dorëzuar provat e tij në gjykatë për të marrë apo për t’ju kthyer pasuritë e të birit dhe të familjarëve të tij. SPAK dyshon se kemi të bëjmë me pasuri të vendosura nga krimi i organizuar. Në fund të gjithë kësaj, ai bisedon edhe me kolegët duke iu thënë se ‘SPAK merret me pasurinë e dialit tim, ndërkohë që ka 4 vite që nuk dihet asgjë për fatin e djalit’.
Fjalimi që më bëri përshtypje të kolegëve të mi, për t’u ndalur më pas edhe te kjo ndarja mes ‘pse nuk shkon në SPAK kjo çështje dhe pse vazhdon të qëndrojë në Prokurorinë e Kurbinit’, është fakti që ai u përgjigjet duke thënë ‘unë jam babai dhe si babai patjetër që di diçka’. E para familjarët e Martinajt duket dukshëm që kanë pasur interes të shtuar duke pyetur në lidhje me zhvillimin e hetimeve për këtë çështje në Policinë e Lezhës dhe Prokurorinë e Kurbinit. Personi i fundit që është bërë publik nga dosja që Martinaj ka takuar është e dashura e tij dhe ish-oficeri i Policisë Jeton Lami. Qyteti i Durrësit rezulton si destinacioni i fundit i Martinajt. Vajza dhe Lami thonë se që nga ai moment nuk kanë pasur më kontakt me Martinajn”, tha mes të tjerash Topalli në Report Tv.
Kujtojmë se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit të vitit 2022 dhe që prej asaj dite nuk ka më asnjë të dhënë për të.



