Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Lezhë, ku një 35-vjeçar u dhunua barbarisht nga disa persona.

Autorët i dolën para mjetit dhe dhunuan Petrit Pepkolën me shkop bejsbolli, duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha. Mësohet se i riu ka marrë plagë të rënda në trup, sidomos në këmbë, ku njëra prej tyre ishte thyer. Pasi u dërgua në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, 35-vjeçari u transportua drejt spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar. Megjithatë, ende nuk ka asnjë persona të shoqëruar në polici, teksa edhe vetë i riu ka thënë se nuk i njihte autorët.

“Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, mësohet të jetë shprehur i riu para oficerëve të policisë.

Sakaq, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e autorëve. I riu aktualisht është në spitalin e Traumës.