Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara: nga një revolver të personalizuar me emrin e secilit prej tyre.
Mes atyre që morën dhuratën ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Revolveri i dhuruar nga Presidenti Erdogan do të vendoset në muzeun e dhuratave që ndodhet në Kryeministri.
Bëhet fjalë për revolverin e prodhimit turk Sarsılmaz SR 38, një armë me tambur me kapacitet gjashtë fishekë, e aftë të përdorë municion 357 Magnum dhe 38 Special.
Revolveri ka mekanizëm me veprim të dyfishtë dhe është ndërtuar prej çeliku të farkëtuar.
