Avokati Idajet Beqiri ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur në lidhje me hetimet mbi vrasjet e “21 Janarit”.

Si avokati i viktimave të asaj ngjarjeje, ai ka dhënë detaje mbi listën e dëshmitarëve që do të pyeten gjatë procesit të rihetimit të dosjes. Mes tyre, Beqiri ta se është dhe Sokrat Godo. Avokati shtoi se Godo mund të kishte qenë viktima e 4-t e asaj proteste, pasi iu drejtua arma në zemër.

“Njëri prej tyre është gazetari Fatos Mahmutaj që do japë dëshminë si viktimë e atij krimi, po ashtu do japë deklarimet e veta Sokrat Godo, i cili po ashtu është viktimë. Atij iu drejtua arma në zemër por për fatin e mirë, ai po i jepte ndihmën një protestuesi që i ra të fikët dhe sapo është ulur t’i jepte shihen e ujit, plumbi e mori në krah dhe jo në zemër. Do deklarojë po ashtu dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, presidenti i kohës Bamir Topi. Edhe ish-drejtori i përgjithshëm i policisë në atë kohë, i cili ka dhe përgjegjësitë e veta. Janë pastaj dhe një sërë dëshmitarësh të tjerë.”– tha avokati.