Kreu u PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai komentoi ndryshimit në qeveri dhe kalimin e stafetës nga Belinda Balluku te Enea Karakaçi, ministri i i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Për ish-zv.kryeministren, Berisha tha se ‘u shfaq duke sfiduar qytetarët’.

Ju e patë se si Ballukun mblodhi ministrinë dhe me duartrokitje dhe mallëngjime u paraqit para tyre sikur të ishte heroinë dhe jo një delinkuente e zezë, hajdutja më e madhe që kombi ka pasur në tërë historinë e vet.

Ju e patë sfidën që ajo u bëri qytetarëve shqiptarë, e cila po bëhet kazus, po bëhet shkak për rrënimin e të ardhmes së çdo shqiptari. Ju e patë se ajo me tekstin e përgatitur nga Edi Rama zotohej se ajo nuk ka kryer asnjë vepër, por ka realizuar suksese të mëdha dhe nuk ka bërë korrupsion. Këto janë zhvillime dramatike.

Këto zhvillime janë një apel, një kushtrim për çdo qytetar të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet politike, të bashkohemi për largimin sa më të parë të Edi Ramës si një rrezik madhor kombëtar për çdo shqiptar, për qenien dhe të ardhmen tonë.”, tha Berisha.