Një 49-vjeçar, i cili kishte marrë leje shpërblyese nga burgu i Rrogozhinës, nuk u rikthye në institucionin penitenciar sipas afatit të lejes.

Bëhet fjalë për shtetasin E.M., banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, ndërsa vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Policia u vënë menjëherë në kërkim dhe pas lokalizimit, E.M. u arrestua sërish dhe është rikthyer në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

“Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia.