Pasi ia refuzuan kandidimin për kryetare të PD me zarf, aktivistja Evi Kokalari ka njoftuar se e ka dërguar dokumentacionin me DHL, me email dhe nëpër numrat e telefonit të të gjithë drejtuesve të partisë. 

Postimi i Kokalarit:

Po e bëj publike që të mos ketë debate nga PD-ja kur të vijë momenti për gjykatë, SPAK apo DASH.

Është ora 11:25 e mëngjesit në Tiranë  dhe aplikimi, pasi është refuzuar në seli, është nisur me DHL, me email për Berishën, si dhe përmes WhatsApp dhe Telegram te Shkëlzen Berisha, Albana Vokshi, Sali Berisha, Ivi Kaso, Flamur Noka dhe Eno Bozdo.

Uroj që media t’i pasqyrojë këto detaje me orët përkatëse, në mënyrë që të mos ketë debate mbi dorëzimin e aplikimit.