Referuar ngjarjes së një dite më parë, ku një qen i llojit pitbull kafshoi në pjesën e kokës një fëmijë 4-vjeçar, burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se pronari i kafshës është identifikuar.
87-vjeçari është ndjekur penalisht në gjendje të lirë.
I pyetur për rastin, i moshuari thotë se qenin e mbante të lidhur në banesë, por ky i fundit ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë saj duke shkaktuar ngjarjen e rëndë.
Materialet hetimore janë referuar në prokurori, e cila do të japë dhe verdiktin final për këtë ngjarje.
