Në selinë e Partisë Demokratike u organizua sot një event për festimi ne 35-vjetorit të themelimit të kësaj partie.
Megjithatë, duket se eventi nuk ka kaluar pa incidente. Ndërsa gazetari Gazmend Saiti ishte duke folur, sherr dhe ulërima janë dëgjuar në sfond. Ky moment nuk është kapur nga kamerat ndërsa toni i lartë i zërit të personit ende të paidentifikuar, ka ndërprerë për një moment fjalën e gazetarit Saiti i cili ishte ngjitur në foltore.
“Ik tani, më lër rehat. E di se kush jam? Më hap rrugën.”-dëgjohet të thotë



