Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë me publikun lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Ermal Korreshi.

“Ikja jote është e pabesueshme vëllai im”, shkruan Korreshi në rrjete sociale, shoqëruar me një foto ku shfaqet së bashku me Ermalin.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do shkosh, por ikja jote është e pabesueshme vëllai im! Qofsh i Xhenetit, Kampion!”, shkruan më tej deputeti.

Ndarja nga jeta e Ermalit ka lënë një dhimbje të madhe në familjen Korreshi.

Sipas komenteve, bëhet me dije se ai ishte dhe baba.