Agron Çela, një ndër deputetët më të spikatur të kryeqendrës së veriut, duket se është drejt bashkimit me Partinë Socialiste.

Kujtojmë se Çela drejtoi një vitin 2021 fushatën e LSI dhe arriti të nxirrte i vetëm mandatin e deputetit, me të cilin përfaqësohet në Kuvend.

Burime bëjnë me dije se deputeti shkodran ka vendosur “të braktisë” Partinë e Lirisë dhe t’ju bashkohet socialistëve.

Megjithatë, një konfirmim zyrtar mungon, nëse Agron Çela do të qëndrojë si i pavarur në Kuvend apo do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar socialist.

Mesditën e djeshme, Agron Çela ka qenë në Shkodër, pranë njerëzve dhe ka organizuar një drekë të madhe për gratë dhe vajzat. Në prag të ndërrimit të viteve, deputeti i majtë ka mbledhur më shumë se 650 gra dhe vajza.

“Qindra gra dhe vajza nga qyteti i Shkodres kane marre pjese ne dreken festive te ketij fundviti, nje tradite organizimi kjo e pervitshme nen kujdesin e deputetit te qarkut te Shkodres, Agron Çela! Per disa ore ato festuan se bashku, ne nje atmosfere entuziaste nen shoqerine e kengetareve te shumte dhe te njohur nga publiku i gjere, te cilet ishin ftuar nga oganizatoret enkas per kete aktivitet”, shkruan Çela.