Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme.

Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me mediat përpara gjykatës, ndërsa u shpreh se do të shohë çfarë vendimi do jepet nga gjyqtarja sot.

Ajo falënderoi mediat për atë që e cilësoi si “kalvar intervistash”, teksa shtoi se “sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj”.

Ditën e sotme shpallet vendimi nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.