Diaspora shqiptare i është bashkuar në mënyrë simbolike protestës së sotme të qytetarëve para kryeministrisë, në Tiranë. Dy karrige janë shfaqur sot në protestë, në të cilat ishin vendosur postera ku shkruhej: “Ikur në Angli”, “Ikur në Belgjikë”, “ikur në Austri”, “ikur në Gjermani”, për të gjithë rininë e larguar nga vendi dhe që nuk kanë mundësi të jenë sot në shesh për të shprehur vullnetin e tyre.
Protesta e qytetarëve, e cila nisi pas incidenteve të ndodhura gjatë një protestë kundër resortit të familjes Kushner në Zvërnec, ka marrë përmasa të mëdha dhe vijon prej 12 ditësh. Qytetarët protestojnë për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, e po ashtu kundër klasës politike të vendit.
