Demokrati Ilir Alimehmeti, ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme, përballë socialistes Ogerta Manastirliu.

Alimehmeti ka lënë të kuptohet se nuk do jetë kandidat i PD për Tiranën, ndërsa argumenton se koha është e pamjaftueshme. Teksa ka sjellë në kujtesë kandidimin e tij në procesin e Primareve në vitin 2022, ai thotë se atëherë koha e mandatit dhe koha e përgatitjes ishte e plotë, ndërsa tani situata është ndryshe, pasi do jenë zgjedhje të pjesshme dhe mandat jo i plotë.

“Unë kam garuar në 2022 në Primare për një proces që ishte në 2023. Qoftë dhe koha e mandatit, qoftë dhe koha e përgatitjes ishte e plotë, në këto momente jemi në kushte të ndryshme”, tha ai në News24.