K nsiur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e radhës në lidhje me çështjen e ish-ministrit Ilir Beqaj. Ajo që vihet re është se sot, ndryshe nga seancat e mëparshme, Beqaj nuk qëndron brenda kafazit të xhamit por është ulur krah avokatit të tij Ermal Yzeiraj. Kërkesa për daljen nga kafazi drejtuar GJKKO është bërë nga avokati i tij dhe u pranua në datën 28 prill, ku u vendos që në seancën e sotme ai do të ishte në krah të avokatit.
Në seancën e sotme në GJKKO, do shqyrtohet kërkesa e beqajt për pushimin e çështjes, me argumentin se akuza ndaj tij që përfshin edhe grupin e strukturuar kriminal, nuk është zyrtarizuar nga SPAK, të cilët fillimisht e çuan për shpërdorim detyre. Kjo sipas mbrojtjes ka cenuar të drejtën për mbrojtje efektive.
Në dosje e njohur si “Sterilizimi” ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar dhe të dyve i është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.
