Ish-ministri Ilir Beqja ndodhet në Komisionin hetimor për Setrilizimin, ku pritet të dëshmojë.
Megjithatë, një kërkesë e tij për ta ilustruar dëshminë e tij me video dhe audio ka ngjallur debat në sallë. Kryetarja Albana Vokshi e ka refuzuar këtë kërkesë, duke thënë se nuk lejohet me ligj.
Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?
Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968
Vokshi: Profesioni?
Beqaj: I papunë
Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?
Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, ligji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë
Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar
Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga Prokuroria e Posaçme
Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra. Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë çdo të drejtë. Kodi i procedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.
Vokshi: Për power pointet le t’i bëjë në gjykatë, jo këtu. Nuk është mbi ligjin Ilir Beqja dhe më i mirë se të tjerët.