Që prej të shtunës, ish-ministri Ilir Beqja është shtruar me urgjencë në spitalin QSUT në Tiranë.

Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Burgjeve, të cilave i referohet gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Beqja është paraqitur me temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.

Aktualisht gjendja e tij raportohet të jetë ende e paqëndrueshme, ndërsa mjekët vijojnë trajtimin dhe mbikëqyrjen e tij nga afër.