Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka folur për Breaking në Top Neës, sipas të cilit Meta duhet të lirohet nga burgu.

Ai thotë se sot është nëj ditë fitoreje për avokatët sepse janë vendosur kritere të reja për personat e vendosur në paraburgim.

“Ai vendim gjykate që i ka dhënë të drejtim atij personi nën hetim është ankimuar nga prokurori i çështjes. Meta nuk duhet të ishte arrestuar, dhe që nesër duhet të jetë i lirë. Këtë tha gjykata sot. Gjykata e Posaçme duhet të lirojë Metën nga paraburgimi, kështu e tha shqip. Prokurori duhet të arsyetojë përse përbën rrezikshmëri zoti Meta?

A ka dëshmitarë kundër tij? Nga nesër e tutje, me këtë praktikë të re, shumë qytetarë shqiptarë janë në paraburgim vetëm se do Prokurori, por Gjykata nuk arsyeton dot pse vijojnë brenda. Pretendimet e prokurorëve rrezohen.

Çdo kërkesë që gjykohet nga Gjykata duhet të vlerësohen masat e tjera a janë të përshtatshme. Duhen parë të gjitha masat, a përbën rrezikshmëri shoqërore ky person? Nëse po, mbaje në burg, por sot ra alibija e ndërtuar. Ishte vendim i vonuar, por i duhur. Avokatët sot kanë fituar një betejë,” tha Cakrani.