Edhe pse ndodhet në qeli, duket se Ilir Meta e ka të sigurt mandatin e deputetit për zgjedhjet e 11 majit.

Ish-kryeministri Sali Berisha e konfirmoi se kreu i Partisë së Lirisë, do të jetë në listat e sigurta të PD. Kreu i PD tha për gazetarët se ai do të jetë deputet i Parlamentit në seksionin e ardhshëm në shtator.

“Ai do të ketë mbështetjen, por a mund të bëjë fushatë ai nga burgu?! Ai do të jetë deputet në parlament, Edi Rama do të jetë aty ku e meriton, do të ekstradohet.”- tha Berisha.