Ish-presidenti Ilir Meta do të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me dosjen hetimore për vrasjet e protestës së 21 janarit 2011.
Meta do të paraqitet të enjten në orën 10, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kur pritet të dëshmojë ato që di dhe provat që pretendon se zotëron për këtë ngjarje. Ilir Meta i ka kërkuar vetë SPAK-ut ta thërrasë për të dëshmuar për “21 janarin”.
Në fakt, Ilir Meta ishte “molla e sherrit” të 21 janarit. Për shkak të një videopërgjimi të tij si zv.kryeministër me ish-bashkëpunëtorin Dritan Prifti, për një ryshfet 700 mijë euro, në kohën kur bashkëqeveriste me qeverinë Berisha 2, Partia Socialiste, asokohe në opozitë, thirri protestën e 21 janarit.




