Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin e SPAK ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta.

Duke u ndalur tek ish-presidenti, Kryemadhi tha se Meta “e ka zemrën flori” duke shtuar se, sipas saj, vetëm një njeri me zemër të artë do të bënte ato që ka bërë ai. Më tej, ajo tha se floriri i Kërrabës as që ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë proces zyrtar ndaj Metës dhe akuzat për llogari të fshehta bankare në Angli janë gjithashtu të pavërteta

 “E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori. Vetëm një njeri me zemër të artë do të bënte ato që ka bërë dhe ata që ka mbajtur afër vetes. Doli që floriri i Kërrabës nuk ekziston fare në çështjen e Ilir Metës. U tha që kemi llogari bankare në Angli, nuk ekzistojnë,”- tha Kryemadhi në news24.