Edhe pse ndodhet në qeli burgu, Ilir Meta nuk harron se tashmë na ndajnë vetëm pak muaj nga 11 maji, kur do mbahen zgjedhjet parlamentare.

Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku shpalos 10 premtime për të përmirësuar gjendjen e arsimit në vendin tonë. I ndodhur në qeli për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, Ilir Meta thotë se sot arsimi në vendin tonë është kthyer në një emergjencë kombëtare.

Premtiemt e Metës:

  • Miratimin e një ligji për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB.
  • Dyfishimin e pagave të mësuesve për të arritur nivelin e mesatares së rajonit.
  • Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.
  • Ligjet kryesore të arsimit do të miratohen me shumicë të cilësuar në Kuvend, përfshi strategjitë e arsimit, programet, kurrikulat dhe politikat arsimore.
  • Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
  • Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.
  • Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.
  • Do të reformojmë kurrikulat me ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik.
  • Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.
  • Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe shkolla për çdo fëmijë.