Avokati Genc Gjokutaj ka hyrë ditën e sotme tek burgu 313 për të takuar ish-presidentin Ilir Meta.

Bëhet me dije se avokati në një bisedë me gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha është shprehur se po përgatit ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm të cilin pritet ta dorëzojë sot ose të premten.

Ndërkohë kujtojmë se prej ditës së kaluar Ilir Meta gjendet i paraburgosur në 313 me masën arrest me burg.