Ish-presidenti Ilir Meta do të paraqitet sot në seancën paraprake në GJKKO.

Meta ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar që të lirohet nga masa e arrestit dhe të qëndrojë në liri gjatë procedurave gjyqësore.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, është paraqitur në GJKKO për të marrë pjesë në këtë seancë, ku pritet të diskutohet kërkesa e Metës dhe të shqyrtohen arsyet për ndryshimin e masës së sigurisë.