Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg, fëmijët e tij po marrin pjesë në nisjen e fushatës së organizuar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Bora, Era dhe Besar Meta janë pozicionuar në pjesën e karrigeve përreth podiumit, ku pritet të mbajë fjalën kreu i PD, Sali Berisha. Ndërkohë, në shesh nuk duket të jetë e pranishme nëna e tyre, Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se sot, është zyrtarizuar dhe divorci i çiftit Meta-Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.