Anëtari i Partisë së Lirisë, Faik Basha ka folur sot në “Breaking” në lidhej me arrestimin e Ilir Metës.
Ai ka thënë se situata rrezikonte të përshkallëzohej në rast se Meta do ishte i mbrojtur nga Garda e Republikës, benefit që ai e gëzon si ish-president i vendit. Sipas Bashës, efektivët e Gardës janë të trajnuar të eliminojnë këdo që përbën rrezik për personin që ata mbrojnë.
“A mund ta thotë dikush se çfarë do ndodhte nëse Meta do ishte i shoqëruar me Gardën e Republikës, dhe përballë tij do të ishin disa mercenarë të maskuar, me makina civile? Mund të kishim një përgjakje të situatës, pasi aty brenda në makinë ishte ish-presidenti i vendit, i cili gëzon ruajtjen nga strukturat e Gardës. Strukturat e Gardës janë të trajnuara dhe të përgatitura për të eliminuar çdo lloj rreziku që mund t’i afrohet personin për të cilin ata janë angazhuar për të mbrojtur. Në momentin që je i armatosur dhe të vinë disa persona të maskuar, ekziston rreziku për një grabitje apo dhe ekzekutim. Zoti Meta nuk ishte me efektivët e Gardës sepse nuk ka pasur frikë, nuk e ka ndjekur veten të rrezikuar në asnjë moment.”- tha ai.