Në dosjen e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, prokuroria përmend dëshminë e denoncuesit Romeo Kara. Ai ka deklaruar se përfaqësuesi i CEZ në Shqipëri në atë kohë e cilësonte Kastriot Ismailajn si të rrezikshëm. Sipas dëshmisë, Ismailaj mburrej se Meta e prezantonte në Pragë si “vëllain e tij”.

Ky informacion është pjesë e hetimeve që po kryhen ndaj dy ish-liderëve politikë, ku akuzat përfshijnë korrupsion dhe lidhje me aktivitete të paligjshme.

Në deklarimin e datës 22.07.2021 shtetasi Romeo Kara ka thënë se “Për gjatë bisedave të shpeshta që kam patur une me Elvis Malaj. ky i fundit më ka pohuar se vetë Josep Hejsek i kishte thënë se Kastriot Ismailaj është person i rrezikshëm dhe marrëdhënien me DIA-n e kishin krijuar për të patur relata të mira politike sidomos me krahun e. LSI, e cila në atë kohë qeveriste ministrinë e Ilir Metës, me të cilën CEZ kishte lidhje me punën …” I pyetur për udhëtimin e realizuar midis shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj në fund të muajit nëntor 2010 shtetasi Romeo Kara ka deklaruar se: “….në lidhje me këtë udhëtim dhe takim në Pragë më ka thënë Elvis Mataj dhe vetë Kastriot Ismailaj i cili mburej duke thënë që “në takim Ilir Meta i kishte thënë përfaqësuesve të CEZ Group në Pragë se Kastriotin e kishte vëlla”. Gjithashtu nga bisedat me ta, Kastrioti më ka thënë që “Ala i kishin prishur makinën ish ambasadorit Qazim Tepshi me qëllim që ai të mos ishte në takim atë ditë”, thuhet në dosje.