Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar në GJKKO vendimin e dhënë nga shkalla e parë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest me burg”. Më 19 shtator, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) refuzojë kërkesën për lirimin me kusht të Metës dhe la në fuqi masën e “arrestit me burg”. 

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara