Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit. Meta u ka uruar besimtarëve shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi. Meta shpreson që muaji i Ramazanit të jetë burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen.

“Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit! Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi! Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh. ‘Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.’ – Kuran. Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!“, thuhet në urimin e Metës.