Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka marrë zyrtarisht detyrën ditën e sotme.

Ai është prezantuar nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, teksa në fjalimin e parë, ka theksuar se proceset konkurruese me anë të të cilave po zgjidhen drejtuesit e rinj të qarqeve, do jenë të bazuara mbi performancën që ka çdo drejtues që do të konkurrojë.

“Faleminderit për besimin që më keni dhënë për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja implementuese dhe konkurruese, siguroj që ato do të jenë të bazuara mbi performancën që ka çdo drejtues që do të konkurrojnë mbi ato pozicione dhe integritetin, asnjë faktor tjetër.”- tha ai.