Qeveria
Vendimi
Ministria e Mbrojtjes i merr SHISH 7 punonjësit specialë të Drejtorisë së Shifrës, pasi ky institucion kalon në varësi të saj. Në vendimin e miratuar nga qeveria, në datën 9 prill, theksohej se “në numrin e përgjithshëm të punonjësve, miratuar për vitin 2012, të bëhet rishpërndarja, si më poshtë vijon:
a) Ministrisë së Mbrojtjes t’i shtohen 7 punonjës për funksionimin e Drejtorisë së Shifrës, si autoriteti kombëtar për sigurimin e komunikimeve dhe autoriteti kombëtar i shpërndarjes, në varësi të kësaj ministrie; b) SHISH t’i pakësohen 7 punonjës. 2. Në buxhetin e miratuar për vitin 2012 të bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon: a) SHISH në programin me kod 03520 “Veprimtaria informative shtetërore” t’i pakësohet fondi prej 10. 000.000 lekësh, nga i cili: shpenzime korrente
9. 600.000 lekë dhe shpenzime kapitale 400.000 lekë”. Këto fonde i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes.