Mjekët 


Impotenca seksuale nuk po prek më vetëm të moshuarit, por edhe moshat e reja. Sipas të dhënave të fundit, 13% e çifteve nuk kanë fëmijë, për shkak të sterilitetit të partnerit. Ndërsa në studimet e bëra në Europë, ku përfshihet edhe Shqipëria, 1 në 10 meshkuj, është impotent. Ndonëse nën zë është thënë se shkaqet emocionale janë faktorët kryesorë, mjekët e mohojnë. Ata shpjegojnë se impotenca vjen për shkak të mbipeshës, kequshqyerjes, kolesterolit, stresit dhe abuzimit që bëjnë meshkujt me alkoolin, duhanin e drogat. Përveç kësaj, andrologu, Evin Dani tha se në impotencë apo në sterilitet ndikon edhe konsumimi i mishit të bagëtive, kur këtyre u bëhen injeksione për shtim të peshës.


E vetmja mënyrë e parandalimit të impotencës apo sterilitetit është vizita që duhet të bëjnë meshkujt që në moshën e pubertetit. Mjekët u bëjnë apel meshkujve t’i drejtohen andrologut që në shenjat e para, pasi ekzistojnë medikamente që përmirësojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar edhe zgjidhjen e një sërë konflikteve në çift, që vijnë nga kjo patologji.