Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00.

Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua, pasi dera e sallës ishte e mbyllur dhe deputetët nuk mundën të hynin për të ushtruar detyrat e tyre.

Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të zhvillimit normal të punimeve të Këshillit të Mandateve.

Sipas PD, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit.