Janë inauguruar këtë të hënë ambientet e reja të Gjykatës së Posaçme.

Në fjalën e rastit, kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erjon Bani u shpreh se sot po vendoset një standard i ri institucional për GJKKO-në, më modern, më funksional, më dinjitoz dhe më transparent.

“Drejtësia është, para së gjithash, një shërbim për qytetarin. Gjykata nuk ekziston për veten e saj, por për qytetarin dhe për besimin publik.

Ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e vetë mesazhit të drejtësisë dhe e cilësisë së saj. Frymëzimi për këtë transformim erdhi nga përvoja në gjykatat e Shteteve të Bashkuara.

I nfrastruktura gjyqësore është pjesë e kulturës së drejtësisë dhe e autoritetit të ligjit. Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale dhe përgjegjësi ndaj qytetarit.

Sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet. Transparenca nuk është detyrim formal, por pjesë e kulturës institucionale të gjykatës.

Media është partner i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe besimit publik. Siguria dhe dinjiteti në procesin gjyqësor nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por bashkëjetojnë.

Një gjykatë më e sigurt është një gjykatë më e pavarur dhe më funksionale. Pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme nuk mbetet në duart e krimit, por i kthehet shoqërisë në shërbim publik.

Ky investim tregon se shteti i së drejtës di ta kthejë paligjshmërinë në vlerë publike.”, u shpreh Bami.