Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për inceneratorin e Tiranës, duke kërkuar dënimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Prokurori Dritan Prençi kërkoi katër vite heqje lirie për Kokën, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Seanca e radhës, ku pritet të zhvillohet mbrojtja do të mbahet në datën 21 shkurt.
Kujtojmë që për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit në 6.8 vite qëndrim pas hekurave.
Për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 burg edhe për këtë çështje.
Pretenca e SPAK:
- Lefter Koka- 4 vite burg;
- Bledar Karoli- 4 vjet burg;
- Fatjon Murati- 4 vjet burg;
- Taulant Tushe- 4 vjet burg;
- Namik Simixhi- 4 vjet burg;
- Valbona Ballgjini- 2 vjet burg, 4 vjet shërbim prove;
- Sidita Kopliku- 2 vjet burg, 4 vjet shërbim prove;
- Jetmir Llapaj- 2 vjet burg.




