Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një turist italian është aksidentuar. Mësohet se ai ka rënë nga një lartësi shkëmbore dhe ka pësuar traumë të rëndë në kokë.

Bëhet me dije se ai është rrëzuar nga shkëmbinjtë në zonën menjëherë sapo kalon tunelin. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku është futur menjëherë në repartin e emergjencës në gjendje kritike.