Vendosja e një baneri të LSI-së në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit ka sjellë përplasjen e kandidatëve të kësaj force politike me policinë.
Heqja e banerave vjen në një kohë kur në bulevard bëhen përgatitje për mbylljen e fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama.
Kejdi Mehmeti, Arben Cuko dhe disa mbështetës të LSI kanë kërkuar të kontaktojnë më përfaqësues të bashkisë, ndërkohë që nuk janë lejuar nga policia bashkiake të hyjnë në ambientet e bashkisë.