Aktivisti Aulon Kalaja është në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi i hedhur pas shpërthimit të tensioneve në protestën kombëtare të PD-së. Ai është transportuar me barelë e me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të fikëti. Pas tij, edhe deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi janë shfaqur me probleme.

Pas molotovëve që u hodhën ndaj Kryeministrisë, policia vërshoi drejt protestuesve për t’i neutralizuar, pasi po shkaktonin dhunë. Në këtë moment me blutë është përplasur Flamur Noka, ndaj të cilit është hedhur spraj lotsjellës.