Detaje të reja janë zbardhur lidhur me incidentin në Fushë-Krujë ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

Bëhet me dije se blutë kanë ushtruar kontrolle në banesën e autorit, i identifikuar si Aranit Merlika.

Siç raportohet, shkak i konfliktit ka qenë një motiv banal, ku Kasmi dhe Merlika janë zënë me grushte pas debatit për një vend parkimi. Ndërkohë, mësohet se kur ka ndodhur ngjarja, polici ka qenë jashtë detyrës.