Kriza
Ende nuk dihet shkaku, por mendohet se është mbingarkesa e rrjetit.
Qindra milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në veri dhe në lindje të Indisë pas një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike. Më shumë se gjysma e vendit është pa drita dhe energji, ndërsa tre rrjete të mëdha kanë dalë jashtë funksionimit. Kjo për të dytën ditë radhazi. Qindra trena nuk kanë mundur që të kryejnë lëvizjet e tyre të zakonshme dhe spitalet janë duke funksionuar me gjeneratorë me lëndë djegëse. Ministri i energjisë së vendit ia ka vënë fajin mbingarkesës së rrjetit kombëtar dhe tejkalimit të fuqisë së tij për shkak të rritjes së kërkesës për energji elektrike. Ndërprerja në këto zona do të thotë se aktualisht në këtë shtet të madh rreth 6900 milionë njerëz janë pa energji elektrike për të dytën ditë rresht. Bëhet fjalë për mungesën e energjisë në rreth 20 shtete. Ministri, në një intervistë që dhanë RV u bëri thirrje shteteve të ndryshme që të mos e tejkalonin me përdorimin e energjisë elektrike. Ai deklaroi se do të penalizoheshin të gjithë ata që futeshin në rrjet dhe shfrytëzimin atë jo në bazë të parametrave të duhur. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të kuptuar se cilat mund të jenë shkaqet e vërteta të kësaj ndërprerjeje të madhe të energjisë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në këto përmasa dhe në këtë kohëzgjatjeje dhe që ka paralizuar thuajse gjysmën e i Indisë. Priten ndryshime të mëdha edhe në kabinetin qeveritar dhe mbi të gjitha në Ministrinë e Energjetikës, e cila fajësohet nga disa si shkaktarja që e ka lënë vendin në një situatë të tillë dhe për paaftësi për marrjen e masave për vendosjen e situatës sërish në rregull. Ka deklarata sipas të cilave shkaku i kësaj ndërprerjeje nuk është aspak mbingarkesa e rrjetit, i cili sipas disa specialistëve ishte duke funksionuar me 75% të kapacitetit të tij. Në Delhi, metroja dhe të gjitha mjetet e transportit publik kishin ndaluar dhe në rrugë dhe stacione është krijuar një grumbullim i madh njerëzish dhe shpesh ka edhe situata kaosi dhe konfuzioni. Vetëm në disa zona ka rifilluar sërish funksionimi i hekurudhave, por edhe në këto raste nuk bëhet fjalë për axhendën e plotë të lëvizjeve, por për aktivizim vetëm të një pjese të tyre. Në një tjetër zonë, rreth 200 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë për shkak të mungesës së energjisë. Ndërkohë, shefi i korporatës energjetike të Indisë tha se ai ende nuk i kishte të qarta arsyet e kësaj ndërprerjeje dhe se po hetonte për të parë se cilat ishin ato dhe për të ndrequr defektin. Ai premtoi se një situatë e tillë nuk do të përsëritej. Më pas u dha një mesazh njerëzve që ata ishin në dorë të sigurt dhe se gjërat do të rregulloheshin shpejt.