Provimi i shtetit


Rreth 50 për qind e infermierëve, të cilët kanë dhënë provimin e shtetit nuk janë klasifikuar. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka sqaruar dje se për herë të dytë, kandidatët e infermierisë kanë shfaqur nivel të ulët të dijeve, ndërsa janë klasifikuar si kategori më pak të përgatitur, krahasuar me mjekësinë apo stomatologjinë.


Pa marrë provimin e shtetit, asnjë nga të diplomuarit në profesionet e rregulluara nuk mund të punësohet.


Testi ka qenë i një niveli mesatar, ndërsa pyetjet janë bërë në bazë të programeve orientuese, që janë shpallur muaj më parë, të shkëputura nga lëndët mësimore.


Këtë sezon ka ndryshuar dhe raporti mes pyetjeve profesionale me ato të formimit të përgjithshëm. Sipas Agjencisë së Provimeve, testet do të jenë me alternativa dhe të shtjelluara. Aty do të përfshijnë disa profile, ashtu si dhe në rastin e provimit të mësuesisë, që do të zhvillohet për herë të parë nga datat 17-24 dhjetor.