Pasi njoftoi largimin e tij nga Partia Demokratike, duket se deputeti Dashnor Sula vijon qëndrimin kundër listave të përpiluara nga Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Sula ngre shqetësimin se banorët e zonave rurale në Elbasan do mbeten të pa përfaqësuar, pasi emrat nuk janë përfshirë në listat e mbyllura por në ato të hapura, duke mos u dhënë siguri se do të fitojnë një mandat.
“Injorimi i anëtarësisë së Partisë Demokratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votat e tyre në Primare. Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë. Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.
Pyetje për krye-strategët e krye-magjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishterë në Elbasan pas 11 majit? Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?
Përgjigja është: Askush! Krye-magjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shndërruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demokratët e komunitetit të Krishterë. Lista është për primarin jo demokratët”, shkruan ai.


