Eshtë publikuar biseda e fundit të Nertil Buzit me një prej motrave të tij, disa ditë para ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Roskovec, ku vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën dhe në fund vrau dhe veten.
Në bisedë, Buzi shprehet se shpresonte që ish-e fejuara e tij, Rozalinda Plaka, të tërhiqte kallëzimin ndaj tij. Ai i tregon motrës se, sipas tij, Rozalinda i kishte dhënë fjalën se do ta bënte një gjë të tillë, por shfaq shqetësimin se mund të ndikohej nga familjarët e saj.
Buzi shprehet gjithashtu se, nëse familjarët e Rozalindës do të merrnin vesh për tërheqjen e kallëzimit, mund të përpiqeshin ta pengonin.
“Duan një deklaratë nga ana e asaj palaços. Mos të të shpëtojë goja, më ka dhënë llafin ajo për të ma bërë. E la dhe për të shtunën e parë faktikisht, por nuk e lanë ata të dilte. Ajo më ka dhënë llafin që do ta bëjë, se di. Inshalla nuk nxjerr ndonjë muhabet tjetër. Po e morën vesh ata, që do bëj atë gjë tha, e para do ta rikthejnë prapë, pastaj do ta detyrojnë, s’di ç’të bëjë. Nuk do ta marrin vesh ata, po e bëri do ta bëjë pa dijeninë e atyre”, thotë Nertili.
Në të njëjtën bisedë, Buzi mohon se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-të fejuarës.
“Pse ç’jam unë budalla, as e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek, ç’lidhje ka ajo fare s’ka arsye. Iu çova mesazh hajdeni se po ju pres, hajdeni të gjithë familjarisht qysh jeni. Merre dhe atë dajon i thash, atë trimin dhe hajdeni kur të doni iu mirëpres, nuk kthejnë përgjigje. Unë e di që ata atë duan të më fundosin sa më shumë se iu doli blof herën e parë dhe po mundohen tani, por unë nuk jam budalla….”, tha ai.
