Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore iu ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit të të sigurojnë dhe në rast kushtesh pune të rrezikshme të ndalojnë punën në kantieret e ndërtimit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANTIERE NDËRTIMI! KUJDES!

Të gjithë subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie ose moti të keq. Siguroni skelat, vinçat, materialet dhe pajisjet në kantier.

Hiqni dhe vendosni në vend të sigurt elementët e lirë që mund të shkaktojnë rrezik. Siguroni mbrojtjen e punëmarrësve duke ndërprerë punimet në kushte të rrezikshme. Vendosni shenjat paralajmëruese për sigurinë e të tretëve.

Të garantojmë sigurinë e punëmarrësve dhe qytetarëve si dhe të parandalojmë aksidente që mund të ndodhin nga kushtet e papërshtatshme atmosferike.