Avokati i Popullit, Endri Shabani ka bërë publike disa propozime në lidhje me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Shabani kërkoi akses në sistemin gjyqësor dhe problematikat me diskriminimin, ku vlerësoi legjislacionin, por jo zbatimin.
“E para: për fazën para-IBAR, Kuvendi të shqyrtojë rritje të dedikuar buxhetore për sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve. E dyta: ndryshimet e fundit në Ligjin 15/2015 forcojnë rolin mbikëqyrës të Kuvendit në negociata. Ky forcim duhet të reflektohet edhe në një dëgjim të rregullt e të strukturuar të institucioneve të pavarura para çdo vlerësimi të rëndësishëm të BE-së. E treta: institucionet publike të kenë detyrim ligjor për të raportuar brenda afateve specifike shkallën e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura”, tha Shabani.
