Shqipëria drejt mbylljes së një tjetër kapitulli të negociatave me BE-në.
Burime për Report tv bëjnë me dije se më 13 tetor do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-Shqipëri për të mbyllur një nga 2 kapitujt, 20 ose 31-shi.
Për të dy këta kapituj puna ka qënë drejt përfundimit, ndërkohë që mësohet se konferenca ndërqeveritare do të mbahet në Bruksel, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
